“U rrite shoku im…”, i biri feston ditëlindjen, Julian Deda i bën urimin e veçantë

Dec 7, 2019 | 10:43
SHPËRNDAJE

Sot është një ditë e veçantë për aktorin e humorit Julian Deda. Djali i tij, Mateo feston ditëlindjen dhe s’kishte si të mungonte urimi i ngrohtë i babi Julit.

Aktori ka postuar një foto me të birin në ‘Instagram’ në krah të së cilës shkruan:

“Kampion, u rrite shoku im. Më emocionon shumë ky fakt, për mirë sigurisht. U bëfsh 100 vjeç adrenalina e shtëpisë. T’u realizofshin ënddrat dhe unë e di që ke shumë të tilla. Të du më fort se veten. Ok, boll bëmë si çuna të mirë, ikim zgjojmë mamin dhe motrën duke i bërtitur fort te veshi…!”


NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura