U rreshtua me PS, reagon për herë të parë aktori Robert Ndrenika: Zot çfarë çudirash! Më shan djali i shokut Ali Manaj pse paskam bërë spot. Ky ga..ruci…

Mar 25, 2021 | 15:59
SHPËRNDAJE

Aktori i mirënjohur Robert Ndrenika, i cili ishte zëri dhe narratori i spotit të fushatës elektorale të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit, ka reaguar në përgjigje të zërave kritikë.

Në një postim në rrjetet sociale, Ndrenika i jep përgjigje atyre që e kanë kritikuar për vendimin e tij të rreshtimit krah PS-së.

“O Zot cfarë cudirash ndodhin në këtë botë!!! Djali i shokut Ali Manaj më shan se paskam bërë një spot për fushatën elektorale. Nuk jam kundër por vetëm se…më shan nga Londra!!!

Në vitet 1967 dëgjova emisionin e fundit të Radio Londrës në gjyhën shqipe…U mërzitëm se menduam që Anglia nuk po na përfill si popull…dhe sot ky ga…ruci më shan nga Londra! “, shkruan Ndrenika ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTE

O Zot cfarë cudirash ndodhin në këtë botë!!! Djali i shokut Ali Manaj më shan se paskam bërë një spot për fushatën elektorale.

Nuk jam kundër por vetëm se…më shan nga Londra!!!

Në vitet 1967 dëgjova emisionin e fundit të Radio Londrës në gjyhën shqipe…U mërzitëm se menduam që Anglia nuk po na përfill si popull…dhe sot ky ga…ruci më shan nga Londra!

Nuk do kisha thënë as gjysëm fjale po të më shante nga Pheniani se këtu do të preheshin të qeta eshtrat e shokut Ali Manaj (sekretar i parë në Gjirokastër) Perëndia të më ndjejë!!!

LEXO EDHE

‘Për hajër’- Ndizen motorët e fushatës, Rama publikon videomesazhin, aktori Robert Ndrenika rreshtohet me PS: Jemi vetëm në gjysmën e rrugëtimit tonë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura