U rrëmbye kur ishte 22-muajshe, pas 51 vitesh vajza kthehet në familjen e saj të vërtetë

Dec 1, 2022 | 23:40
SHPËRNDAJE

Një grua, familja e së cilës besonte se ajo ishte rrëmbyer para 51 vjetësh kur ajo ishte 22-muajshe, është bashkuar me familjen e saj të vërtetë në Fort Worth të Teksasit. Melissa Highsmith ishte rrëmbyer nga një dado në vitin 1971.

dff

Familja e saj ka thënë se ajo ka jetuar në Fort Worth dhe tani njihet me emrin Melanie Brown.

Gjatë fundjavës ajo është takuar me prindërit e saj biologjikë. Familja thotë se kurrë nuk ka reshtur së shpresuari se një ditë do ta gjenin.

Familja ka thënë se ajo nuk e dinte që ishte rrëmbyer derisa babai bëri testin e ADN-së dhe mësoi se kishte lidhje vetëm me fëmijët e tjerë.

Klinika e testeve të ADN-së njoftoi familjen Highsmith për Melissën dhe u kërkoi që të bënin një test të ADN-së së saj për ta konfirmuar identitetin edhe zyrtarisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura