U rikonfirmua në krye të PD-së, Basha mesazh tre sfidantëve: Ne kemi mendime të ndryshme por parime të njëjta…

Jun 14, 2021 | 20:52
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të hënën deklaroi se energjitë dhe përpjekjet e demokratëve duhet të shkojnë drejt kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, kundërshtarit të vetëm të shumicës së shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi.

basha

Në një deklaratë për mediat, kryedemokrati shprehu mirënjohjen e tij edhe për tre rivalët, sipas të cilit, ata arritën ta bënin këtë garë të vërtetë, sfiduese dhe dinamike.

Basha tha se për secilin prej tyre ka një mesazh, duke theksuar se mund të kenë mendime të ndryshme, por parimet i kanë të njëjta dhe përtej diferencave energjitë dhe përpjekjet e tyre duhet të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike dhe të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi.

Mirënjohja ime shkon edhe për tre kandidatët e tjerë, të cilët e bënë këtë garë të vërtetë , sfiduese dhe dinamike. Për secilin prej tyre kam një mesazh: Ne kemi mendime të ndryshme por parime të njëjta, prandaj jam i bindur se përtej diferencave, nga sot energjitë dhe përpjekjet tona do të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, dhe të shumicës dërmuese të shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi”, tha ai.

Më tej, ai theksoi se do të luftojnë për të përmbushur atë që është qëllimi për të cilin janë krijuar dhe rrojnë si pariti, një Shqipëri demokratike

Ne do të luftojmë çdo ditë, për çdo shqiptar, kundër çdo padrejtësie. Të gjithë bashkë do luftojmë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë”, citohet nga fjala e tij.

Deklarata e plotë:

Të dashur vëllezër dhe motra, demokratë dhe demokrate,

Sikurse e kam thënë pak ditë më parë dhe sikurse e dinte secili prej jush, të dielën sytë e shqiptarëve u drejtuan nga Partia Demokratike.

Ata nuk pritën gjatë dhe ju nuk munguat në përgjigjen tuaj të qartë dhe të fortë!

Ju treguat me krenari që ne jemi në këmbë, që jemi të bashkuar, që jemi të fortë dhe, se pikërisht atëherë kur vështirësitë duken të pakapërcyëshme,  nuk dorëzohemi kurrë!

Ndaj dua të falenderoj secilin prej jush, nga themeluesit tek anëtarët më të rinj, për ushtrimin më të bukur të demokracisë brenda partisë tonë, në një proces unik falë të cilit edhe njëherë Partia Demokratike ngrihet në lartësinë e emrit dhe të historisë së saj.

Sepse, vëllezër dhe motra, në fund të kësaj gare ne nuk gëzojmë për fitoren e një kandidati apo zgjedhjen e një kryetari të ri, por, të gjithë bashkë, ne kremtojmë vlerat që na bashkojnë, vlerat mbi të cilat ngrihet kjo familje e madhe politike. Ato të garës, të lirisë dhe të meritokracisë. Që sigurisht ne duhet dhe do t’i përsosim edhe më shumë në muajt në vijim.

Edhe njëherë falemindeirt nga zemra për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm.

Po ashtu falenderoj me mirënjohje për mbarëvajtjen e këtij procesi komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit. Përkushtimi juaj meriton vetëm respekt!

Mirënjohja ime shkon edhe për tre kandidatët e tjerë, të cilët e bënë këtë garë të vërtetë , sfiduese dhe dinamike. Për secilin prej tyre kam një mesazh: Ne kemi mendime të ndryshme por parime të njëjta, prandaj jam i bindur se përtej diferencave, nga sot energjitë dhe përpjekjet tona do të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, dhe të shumicës dërmuese të shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi.

Vëllezër dhe motra, e djeshmja nuk ishte një ditë e rëndësishme vetmë për Partinë Demokratike, por për gjithë Shqipërinë. Është e tillë sepse nëpërmjet pjesëmarrjes në procesin një anëtar një votë, ju nuk ushtruat vetëm të drejtën për të zgjedhur kryetarin e ri, por nëpërmjet votës përcaktuat vijën e aksionit tonë politik.

Ndaj dhe vullneti që shprehët në këto ditë të vështira për vendin, do të shërbej si udhërrëfyes në rrugëtimin tonë në shërbim të vendit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura