U rendit e 21-ta në listën e PS/ Kodheli sfidon: Në Tiranë marr 11 mijë vota dhe fitoj mandatin. Për shkak të zgjedhjes së Ramës, hyra në histori si…

Mar 9, 2021 | 22:45
SHPËRNDAJE

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka folur për listat e kandidatëve për deputetë të PS dhe spostimin e saj në vend të 21 në listën e Tiranës.

kodheli

E ftuar në emisionin “Real Story” në News24, Kodheli u shpreh se pavarësisht renditjes ajo do ta fitojë mandatin dhe do të marrë 11 mijë vota. Nga ana tjetër Kodheli theksoi se kjo nuk është hakmarrje, por sfidë ndaj gjithkujt që mendon që nuk mund t’ia arrijë.

Listat janë një miks i meritokracisë me prurjet e reja. Ju e dini kodin zgjedhor. Kodi zgjedhor në gjykimin tim ka një ngërç që duhej rregulluar. Ne duhet të kemi një start të barabartë. Është një miks mes proporcionalit dhe maxhoritarit. Duhej një rishpërndarje. Për aq sa kohë mua më lind e drejta të kërkoj vota në të gjithë qarkun e Tiranës, pavarësisht zonës.

Jo fare nuk jam jashtë fashës fituese. Unë do marr më shumë se 10 mijë vota dhe do kaloj ata që do marrin më pak se 10 mijë vota që sot konsiderohet i sigurt brenda fashës. Kjo është çështje jo hakmarrje, nuk di të hakmerrem, por sfidoj. Unë sfidoj këdo që mendon që unë nuk do ia mbërrij.

Kjo është logjika. Ditën që ai që më ka vendosur në atë pozicion dhe ata që kanë miratuar atë pozicion bashkë me mua, mendojnë që jam aq e zonja t’i marr 11 mijë vota që do t’i marr”, deklaroi Kodheli.

Sa i përket faktit që Edi Rama nuk e zgjodhi më në kabinetin qeveritar, Kodheli tha se për shkak të zgjedhjes së kryeministrit ajo ka hyrë në histori si gruaja e parë Ministre e Mbrojtjes në vend.

“Që vota për Mimin të ketë vlerë duhet të votohet dhe PS. Nëse dikush nuk pëlqen Mimin, por voton vetëm PS, kjo shkon në koshin e madh dhe më pas përpjesëtohet. Nëse votohet Mimi dhe jo PS, vota ime është nul. I shkon grupit të madh të votave.

Për shkak të zgjedhjes së Edi Ramës, Mimi Kodheli ka hyrë në histori si gruaja e parë ministre e mbrojtjes së këtij vendi. Nga pikëpamja protokollare kam qenë njeriu i katërt më i rëndësishëm në Shqipëri. As nuk e kam ëndërruar nga pikëpamja politike”, tha deputetja e PS.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura