FOTO+VIDEO- Tragjedia nga zjarri në Berat/ Pas 61-vjeçarit gjendet trupi i dytë i pajetë, dyshohet se i përket…

Mar 8, 2021 | 12:54
SHPËRNDAJE

Jovan Vangjeli 61 vjeç dhe djali i tij Mateo Vangjeli 36 vjeç dyshohet se janë dy personat, të cilët dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të rënë në banesën e tyre.

Banesa e djegur dhe djali Mateo Vangjeli
Banesa e djegur dhe djali Mateo Vangjeli

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Berat, ndërsa burime për “Panorama.al” bëjnë të ditur se pas trupit të 61-vjeçarit është gjetur edhe një tjetër trup, që mendohet se i përket djalit 36-vjeçar.

Më herët babai tij, u gjet i djegur në dhomën e gjumit në shtratin e tij, sepse ishte i paralizuar.

Sipas informacioneve , telefoni i Mateos rezultonte fikur, dhe deri në orën 20:00 të ditës se djeshme ai se bashku me shokun kane qene duke konsumuar alkool në banesën ku ra zjarri.

Ndërkohë burime policore bëjnë me dije se është marre ne pyetje shoku i tij, i cili ka treguar se pas orës 20:00 ka dale nga banesa e Mateos.

Tragjedia në Berat/ Flasin të afërmit: Çfarë dyshohet se u mori jetën babait të paralizuar dhe djalit

“Zjarri ka rënë në orën 1 pa 10. Unë erdha në orën 1 e 25, se erdha në këmbë. Gjeta vetëm flakë. Dëgjova që kanë humbur jetën tre veta. Ata kishin një rezistencë, që gatuanin, dhe them mos ka ndodhur nga ajo rezistenca”, tha për gazetarët vëllai i viktimës, Kleanthi Vangjeli.

Ndërsa kunata e viktimës, Luljeta Vangjeli tha: “Na morën në orën 12 të natës dhe na thanë që ka rënë zjarr te Xhovani. Nuk e besuam, morë zjarrfikësen direkt dhe na thanë që është e vërtetë. Erdhëm këtu, por nuk morëm vesh gjë. Tani në mëngjes po del trupi i Xhovanit”

 

LEXO EDHE: 

Tragjedia në Berat/ Flasin të afërmit: Çfarë dyshohet se u mori jetën babait të paralizuar dhe djalit

Detaje tronditëse nga djegia e tre banesave në Berat/ Nxirret trupi i pajetë i një personi. Dyshohet edhe për…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura