U qëllua tetë herë me thikë/ Detaje të reja për vrasjen e 45 vjeçarit në Korçë. Nga përgjimi për të riun tek dy provat e forta të prokurorisë

Dec 22, 2019 | 10:21
SHPËRNDAJE

Gjykata e Korçës vendos masën e sigurisë “arrest me burg” për 18 vjeçarin Devis Hoti, i cili dyshohet si autor i vrasjes së Flamur Duçit në fshatin Mborje.

flamur-duci

Edhe pse i riu në gjykate ka deklaruar se është i pafajshëm, dy janë provat me te forta qe prokuroria ka në dorë për krimin e rëndë; njollat e gjakut në veshjen e autorit të dyshuar dhe një fije floku e gjetur në dorën e viktimës.

Nga ana tjetër prokuroria ka dëshmi kontradiktore të dy prindërve të 18 vjeçarit dhe të xhaxhait të tij ashtu siç ka një bisedë të ambientale ku i riu i dikton xhaxhait të tij se çfarë duhet të thotë për grupin e hetimit. Por prokuroria nuk ka paraqitur motivin bazë që mund ta ketë shtyrë të riun drejt kryerjes së kësaj vrasje. Ai ka disa gërvishtje në trup dhe në fytyrë, çka do të thotë se mund të jetë përleshur me viktimën.

Mësohet se 45 vjeçari është goditur tetë herë me thikë.

Ndërsa avokati mbrojtës kërkoi një mase më të lehte për 18 vjeçarin duke kërkuar nga gjykata për të riun arrestin në shtëpi ose me afat 30 ditor në burg deri në daljen e përgjigjes së rezultateve të analizave, gjykata nuk e mori parasysh këtë kërkesë.

Ndërsa në gjykatë Devis Hoti është shprehur si i pafajshëm duke mohuar edhe njëherë autorësinë e kësaj vrasje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura