U qëllua me plumb në kokë në Greqi, shpallet në kërkim aktori, bashkëshorti i shqiptares

Feb 21, 2018 | 19:39
SHPËRNDAJE

Të tjera detaje kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e 40 vjeçares shqiptare në Greqi pasditen e sotme.

IMG_2157

Zougla.gr, raporton se nga hetimet paraprake janë zbuluar gjurmë në banesën ku jetonte shqiptarja së  bashku me bashkëshortin i cili thuhet se është aktor. Policia ka shpallur në kërkim atë dhe disa familjarë si të dyshuar në këtë ngjarje. Po ashtu Zouhla.gr shkruan se dy personat që qëlluan mbi shqiptaren erdhën me një makinë.

Zbulohen detaje të reja, shqiptarja në Greqi u qëllua në kokë nga dy burra

Një 40 vjeçare shqiptare është qëlluar me armë në Greqi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen Aghia Paraskevi në Chaidari, ku dy burra të armatosur hapën zjarr kundrejt shtetases shqiptare.

ImageHandler

Mediat greke raportojnë se 40 vjeçarja emri i të cilës nuk bëhet i ditur ka dalë e gjakosur në rrugë për të kërkuar ndihmë, por që aty ka rënë pa ndjenja.

Kjo ngjarje tragjike ndodhi në rrugën St. Paraskevi në praninë e disa qytetarëve që qarkullonin në atë kohë në zonë.

IMG_2157

Gruaja, e cila u qëllua në kokë, u dërgua në një gjendje të rëndë në spitalin Tzaneio në Piraeus, por që ende nuk dihet gjendja e saj.

Policia po kërkon autorët e krimit dhe po heton nëse këta autorë kanë pasur njohje të mëhershme me shqiptaren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura