U qëllua me armë zjarri te Komuna e Parisit/ Zbardhet dëshmia e 22-vjeçarit në polici: Po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe…

Oct 13, 2021 | 10:27
SHPËRNDAJE

22-vjeçari Redi Balla ka dhënë dëshminë e tij në polici pas ngjarjes së ndodhur te Komuna e Parisit, ku i riu i u plagos në këmbë.

Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar”, është shprehur ai, raporton “News 24”.

Burime nga policia thonë se 22-vjeçari nuk ka precedentë të mëparshëm penal. Policia po punon me kamerat e sigurisë për të marrë të dhëna që do të çojnë në identifikimin e autorit.

Po ashtu po pyeten rrethi shoqëror dhe familjar i Redi Ballës për të kuptuar nëse ka pasur konflikte.

Nuk dihet nëse autori i plagosjes ka qenë në të njëjtën makinë me 22-vjeçarin. Pas ngjarjes uniformat blu rrethuan zonën dhe ushtruan kontrolle për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj. Ngjarja ndodhi ndërkohë që i gjithë fokusi, përfshirë edhe policinë, ka qenë në ndeshjen Shqipëri-Poloni, që po luhej në stadiumin “Air Albania”.

foto 3 foto 2 r

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura