“U privove çdo shpresë shqiptarëve”/ Dy ish-deputetet e PD për deklaratat e Ramës për gratë: Kryedhunues dhe deklarata hipokrite

Oct 23, 2019 | 21:07
SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri thotë se shfaqja më e shëmtuar që mund të ofrojë Kryeministri Edi Rama është takimi me zonjat, ndërsa ka mbështetur politikisht përdhunues dhe trafikantë femrash.

oriola pampuri

Ndërsa ish-deputetja Izmira Ulqinaku vë theksin se mungesa e mbështetjes nga shteti të grave kryefamiljare.

Deklarata e plotë e Pampurit:

Shfaqja me e shemtuar qe mund te ofroje Rama, eshte, takimi me zonjat. Nuk ka skene me te shemtuar, se te thure lavde, e te te beje moral per rendesine e gruas pikerisht ai, qe nuk e di e nuk ka pranuar ta mesoje kurre, edhe pas shume pesimesh.

Sa e vertete mund te jete per secilin nga ne qe; “nese kerkoni qe dicka te thuhet, i thoni nje burri, nese kerkoni qe dicka te behet i thoni nje gruaje,” kete pohoi Margaret Thatcher, dhe kete mund te ta pohoje, pranoje ne heshtje apo me fjale gjithkush, pasi nje grua ben e di te beje shume pune njekohesisht, di te jete nene, grua, bashkeshorte, kolege, amvise e profesioniste shume mire, e per kete sigurisht meriton vemendje e respekt maksimal, por e thene kjo nga Edi Rama, tingellon me hipokrite se vete hipokrizia.

Mundet te flase Edi Rama, per grate kur kundrejt nenave, e grave shtatzënë protestuese per banesat e tyre ne unazen e re, hedh gaz lotsjelles pa dhimse, kur nena te moshuara qendrojne ne shi e te ftohte per strehen e tyre, e ky megalloman nuk do t’ia dije. Mund te flase Edi Rama per e me grate, kur ne bashki e parlament u rreh krahet atyre qe kane perdhunuar e kane qene pjese e trafikut te grave dhe vajzave. Si mundet Edi Rama, te shkele mbi dinjitetin e tyre e tu flase aq shume, per rendesine tyre, kur ai vete se diti kurre, si mundet te premtoje e te flase per nje vlere, te cilen nuk e vleresoi kurre. Kush kujton se eshte ky kryeminister, qe vijon te aktroje ne menyre te shemtuar perballe qytetareve te ketij vendi, te cilet i varferoi si kurre ndonjehere.

E di ky palo kryeminister qe jane me mijera nena qe nuk kane me se te ushqejne femijen e tyre, e jo me larg se dje nena e tre femijeve i dha fund jetes, pikerisht sepse e munden hallet e mundimet per te mbijetuar ne kete vend, ku ti dhe vetem ti ua privove cdo shprese shqiptareve. Edi Rama, grate jane vlere, e qe te flasesh perballe vlerave, minimalisht duhet te mbartesh dhe vete ato.

Mjaft me na edukuan te paedukuarit, na bene moral imoralet, na dhane mend intrigantet, e kerkojne te na ndertojne ‘te shemburit’. Kur merr pozita, e flet per nje ceshtje, mendohu mire, se pari duhet ta nisesh reformimin nga vetja. Por reformimi nuk mund te rinise pas shume thyerjesh, shenjat e te cilave fatkeqsisht te ndjekin tere jeten. Edhe pse mundohesh te ngresh, zerin, ai ndjehet gjithnje e me i ulet para bemave te tua. Mjaft me I perdore grate Edi Rama, dhe mbrojtje dhunuesit e tyre. ‘Shfaqja’ e shemtuar mbaroi tashme.

Izmira Ulqinaku:

izmira

Edi Rama kryedhunuesi i grave kërkon të mashtrojë shqiptarët nëpërmjet takimeve propogandistike!

Edi Rama është përbindëshi që ka përbuzur e dhunuar nënën!

Eshtë ai që ka dhunuar e keqtrajtuar bashkëshortet me të cilat ka jetuar!

Eshte ai që fshihet pas fustanit të grave ministre e deputete sa herë gjendet në vështirësi.

Eshtë ai që gratë, i përdor e i hedh sa herë nuk i duhen.

Eshtë Edi Rama ai i cili me politikat e tij nuk mbështeti asnjë grua kryefamiljare nëpërmjet punësimit, apo asistencave të veçanta. Ai i hoqi edhe të ardhurat minimale nga Ndihma Ekonomike.

30% e nënave shqiptare nuk arrijnë të sigurojnë ushqim të mjaftueshem për fëmijët e tyre.

Përmes koncesioneve korruptive, Edi Rama vjedh fondet, të cilat duhet të shkojnë për shendetin e grave e vajzave.

I dominuar nga efektet e lëndëve narkotike dhe i etur për propogandë, stis e mashtron në sy të të gjithë shqiptarëve.

Shqiptarët tashmë i dijnë bëmat e gjëmat e tij në lidhje me gratë dhe jo vetëm.

Ndaj hipokrizia, fallciteti, mashtrimi e propoganda e tij janë të pavlera. Eshtë koha ta refuzojmë!

Eshtë koha ta largojmë!

Ky ka marrë peng fatin e grave dhe nënave shqiptare!

Ky i cmendur ka marrë peng fatin e vendit!

Shqipëria ka një ëndërr, e ajo është integrimi ne BE.

Me këtë monstër nuk kemi të ardhme!

Ta shporrim qe t’i hapim rrugën shqiptarëve për Europë.

Ta shporrim që të ndërtojmë të ardhmen tonë europiane!

#ramaik

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura