U prekën nga fatkeqësi natyrore, 11 familjet që marrin ndihmë financiare! Lista me emrat dhe masa e përfitimit

Mar 1, 2021 | 14:37
SHPËRNDAJE

Për njëmbëdhjetë familje në Tiranë ky vit nuk ka ardhur mbarë, pasi janë prekur nga fatkeqësi natyrore, si zjarri, përmbytjet apo lëkundje sizmike, duke shkaktuar dëmtime në masë, qoftë në strukturën ndërtimore apo orendi shtëpiake.

pallat i demtuar nga termeti1Në muajt e fundit, administratorët e njësive bashkiake kanë ngritur grupe pune për të verifikuar në terren rast pas rasti në përputhje me kërkesat e qytetarëve, dëmet e shkaktuara dhe mbajtjen e procesverbaleve të konstatimit, në të cilat janë përshkruar në mënyrë të detajuar dëmet.

Pas përfundimit të punës në terren, stafi i njësive administrative në bashkëpunim me qytetarët ka plotësuar dosjet për secilin prej tyre me dokumentacionin e plotë teknikoligjor dhe i ka përcjellë pranë Drejtorisë së Emergjencave Civile, për t’i hapur rrugë procesit të vlerësimit të këtyre praktikave. Pas verifikimit të dosjeve për saktësinë e dokumentacionit, Drejtoria e Emergjencave Civile i ka përcjellë për vlerësim në Këshillin e Qarkut Tiranë dhe vetëm pas vlerësimit nga grupi i ekspertëve, dosjet janë përcjellë në Bashki, e cila i ka nisur për miratim në Këshill.

Në listën bashkëngjitur janë emrat e familjeve përfituese bashkë me masën financiare për secilin, bazuar në vlerën e dëmit, që në total kap shifrën e 3.9 milionë lekëve. Shumë kjo që do të përballohet nga fondi për emergjencat civile. Në parim, masa e kompensimit për familjet, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga fatkeqësi të ndryshme, është 50% e preventivit për dëmet ndërtimore dhe 100% e preventivit për dëmet në orendi/pajisje elektroshtëpiake.

perfituesit

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.