VIDEO/ U plagos nga autori i masakrës në Rrëshen, Komandanti i FNSH Shkodër mbërrin me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë

Feb 27, 2020 | 22:37
SHPËRNDAJE

Komandati i Njësisë së FNSH në Shkodër, i cili u plagos nga Fatmir Kolecaj, gjatë operacionit për kapjen e këtij të fundit, ka mbërritën në Spitalin e Traumës në Tiranë.

2112

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Lezhë, ku autori i vrasjes së dyfishtë në Kodër Rrëshen të Mirditës, Fatmir Kolecaj, hapi zjarr ndaj policisë duke plagosur njërin prej tyre dhe më pas vrau veten, duke mos pranuar të dorëzohej.

Kolecaj qëlloi për vdekje dy ditë më parë ish-gruan e tij, Esmeralda Filopati dhe vëllain e saj, Vledison Filopatin, në Kodër Rrëshen.

Punonjësi i Policisë, efektivi i FNSH Shkodër që u plagos në detyrë gjatë një operacioni policor për kapjen e autorit të vrasjes së dyfishtë 2 ditë më parë, është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar në Spitalin Ushtarak, në Tiranë.

Ai është plagosur me një plumb në këmbë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për nxjerrjen e plumbit.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e stabilizuar për fat të mirë, pa rrezik për jetën.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Tonin Vocaj vizituan punonjësin e Policisë në spital dhe i uruan shërim të shpejtë.

Operacioni për kapjen e të dyshuarit për vrasjen në Mirditë zgjati 45 orë pa ndërprerje. Autori i gjendur në rrethim e pa rrugëdalje, vrau veten”, shkruan zëdhënësi i policisë, në facebook.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura