U plagos në grabitje, flet gruaja e Arbenit: Unë fjeta te prindërit, atë e lashë në…

Mar 23, 2018 | 20:51
SHPËRNDAJE

Të tjetra detaje dalin në dritë nga tentativa e grabitjes në Fier, ku një grup hajdutësh hapën zjarr ndaj policisë, e për pasojë njëri prej vdiq dhe tjetri u plagos. Arben Muça, 37-vjeçari i plagosur, jetonte në lagjen nr.13 tek ‘Rota e Kuqe’ në zonën e plazhit në Durrës. Muça jetonte aty bashkë me gruan dhe tre fëmijët.

“BalkanWeb” ka siguruar dëshminë e gruas së Arben Muçës në polici, ndërsa ajo ishte shprehur se dje kishte qenë tek babai i saj me tre fëmijët. Ndërkohë që sipas saj, burri kishte fjetur në shtëpinë e tyre.

“Burri im mbrëmë ka fjetur në shtëpi. Unë kam fjetur tek prindërit bashkë me tre fëmijët. Në shtëpinë tonë iku edhe nëna e tij, vjehrra ime”, mësohet të ketë dhënë gruaja e Arben Muçës. Pas kontrolleve të ushtruara në banesë, në shtëpinë e tij janë gjetur disa dokumente mjetesh të ndryshme, për të cilat ka dyshime se autori është hajdut makinash.

CFARË DËSHMOJNË FQINJËT
Ndërkohë Haxhiaj ka arritur të pyesë edhe fqinjët e Muçës, të cilët janë befasuar nga lajmi në fjalë. Ata shprehën se nuk kishin njohje me të plagosurin, pasi haseshin shumë rrallë në pallat.

“Di që gruaja e tij më shumë rrinte tek babai i vet në fshat, pasi e ndihmonte nëna se kishte dy binjak. Ndërsa Arbeni rrinte më shumë këtu. Por nuk e di ça pune bënte, pasi se kisha parë shumë”, tha një prej fqinjëve që nuk do të identifikohet. Arben Muça aktualisht ndodhet në spitalin e Fierit, pas plagëve të marra, ndërsa vëllai i tij, Ardi, është në kërkim nga policia. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 në lagjen ‘29 Nëntori’ në Fier. Kujtojmë se nga ngjarja në fjalë mbeti i vrarë një nga autorët, Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, banues në Elbasan.
pamje durres

durres pamje

Burimi BW

http://www.balkanweb.com/site/cfare-iu-gjet-njerit-prej-grabitesve-ne-shtepi-deshmia-e-gruas-ja-ku-fjeti-mbreme/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura