U plagos me tre plumba gjatë aksionit të RENEA-s për arrestimin e tij, kush është 52-vjeçari i shpallur në kërkim për dy vrasje. E shkuara kriminale

Jul 25, 2021 | 9:14
SHPËRNDAJE

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen me armë zjarri në Shkodër. “Panorama.al” mëson se është plagosur gjatë aksionit të RENEA-s per arrestimin e tij, shtetasi Ardian Narkaj, 52 vjeç, banues në Koplik.

policia shkoder

Ai ka marrë tre plumba, një në pjesën e këmbës, një në gjoks dhe një tjetër në parakrah.

Mësohet se 52-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, për një vrasje të dyfishte dhe policia kishte marrë informacione për vendndodhjen e tij në fshatin Bratosh, të Malësisë së Madhe.

Gjatë aksionit për arrestimin e tij dhe pas rezistencës që bëri ndaj policisë, mësohet se 52-vjeçari u qellua me tre plumba, një në pjesën e këmbës, një në gjoks dhe një tjetër në parakrah.

52-vjeçar u plagos mëngjesin e sotëm, ndërkohë pasi u dërgua në Spitalin e Shkodrës është transportuar për mjekim me të specializuar në Tiranë. Për shkak të  plagëve të marra, gjendja e tij është e rënduar.

unnamed

Po kush është Ardian Narkaj?

52-vjeçari ka qenë në listën e të kërkuarve nga Policia e Shtetit, pasi akuzohet për “vrasje në rrethana cilësuese”.

Ardian Narkaj është autori i një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në viti 2008 në Malësinë e Madhe. Ngjarja ndodhi në fshatin Bratosh, ku viktimë mbetën Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota.

Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga Policia. Një tjetër i kërkuar është Françesk Vala, i dënuar në vitin 2017.

LEXO EDHE: 

Plagoset me armë zjarri një person i shpallur në kërkim. Niset me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura