U plagos gjatë aksionit për arrestimin e tij/ Rëndohet gjendja shëndetësore e mafiozit shqiptar “Esko” në Greqi! Iu nënshtrua operacionit por…

Oct 5, 2022 | 19:45
SHPËRNDAJE

Rëndohet gjendja shëndetësore e shqiptarit Esmin Ferhatit, kreu i bandës kriminale në Greqi i cili u plagos disa ditë më parë nga një efektive policie.

operacioniok

Sipas mediave greke, ai i është nënshtruar një operacioni që ka zgjatur për orë të tëra, teksa mjekët thonë se gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

Ferhati, i cili njihej me nofkën “Eskos”, u plagos nga një efektive policie rreth një javë më parë, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Policia zhvilloi operacionin në konviktet pranë Universitetit Politeknikum, e cila dyshohet se ishte dhe baza e 30-vjeçarit shqiptar. Pasi nuk e kanë gjetur aty, efektivët shkuan në në pallatin ku banonte 30-vjeçari shqiptar dhe kanë shoqëruar nënën e tij, bashkëshorten dhe fëmijën e tyre 1-vjeç.

Pasi mori informacionet për operacionin e policisë, “Esko” dyshohet se ka shkuar në komisariatin e Zografou dhe aty ka kërcënuar e dhunuar punonjësit e policisë.

30-vjeçari është larguar nga aty drejt konvikteve për të marrë armët dhe aty është “ndeshur” punonjësen e policisë, të cilën e ka njohur nga jeleku antiplumb që ajo mbante veshur.

Pikërisht në atë moment, i verbuar nga inati ndaj policisë, ai e ka sulmuar me kaçavidë 35-vjeçaren dhe efektivja iu është kthyer duke e qëlluar me plumb në këmbë.

okook

LEXONI EDHE: “Esko” po përgatitej për një masakër para arrestimit! Mllefi ndaj policisë pasi i arrestuan nënën e gruan. Dhunoi efektivët në komisarit dhe iku të merrte armët, por…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura