U pezullua prej vetting-ut, ja kur do të mbahet seanca në KPA për gjyqtarin Fatos Lulo

Jun 29, 2018 | 14:47
SHPËRNDAJE

Gjyqtari Fatos Lulo do të jetë përpara Kolegjit të Posatçëm të Apëelimit më datë 17 korrik 2018, pas apelimit që ai i bëri vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit disa muaj më parë, ku u pezullua nga detyra për shkak se nuk e kaloi Vettingun, pasi nuk justifikoi pasurinë e tij prej 480 mijë dollarë dhe një shtëpinë në Kanada.

Seanca do të mbahet në orën 10 të datës 17 dhe Trupi gjykues do të përbëhet nga gjyqtarët: Kryesues: Luan Daci; Relator: Natasha Mulaj; Anëtarë: Albana Shtylla; Ardian Hajdari; Sokol Çomo.fatos-lulo-696x393

Njoftimi i KPA:

Ditën e martë, më datë 17.07.2018 ora 10.00, do të gjykohet në Dhomë Këshillimi çështja

Nr. 4/ 2018 (JR) datë 23.05 2018 në lidhje me ankimin e bërë nga subjekti i rivlerësimit z. Fatos Lulo kundër vendimit  Nr.12 datë 23.03 2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Seanca në Dhomë Këshillimi, do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në adresën “Bulevardi Dëshmorët e Kombit Nr 3. Tiranë”

Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesues: Luan Daci

Relator: Natasha Mulaj

Anëtarë: Albana Shtylla

Ardian Hajdari

Sokol Çomo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura