U pezullua nga detyra në Bankën e Shqipërisë, reagon Arben Malaj: Do ta kem më të lehtë të përballem ligjërisht me abuzuesit e pushtetit

Dec 5, 2019 | 16:51
SHPËRNDAJE

Arben Malaj është pezulluar nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Vendimi u mor nga Këshilli i Ministrave, me propozim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa është botuar edhe në Fletoren Zyrtare.

arben malaj

Me një reagim në facebook, Malaj shkruan se tashmë do ta ketë më të lehtë për t’u përballur, publikisht dhe ligjërisht me ata që ai i quan “shpifësit dhe abuzuesit me pushtetin”.

Të dashur miq, sapo më njoftuan se qeveria ka vendosur pezullimin tim si anëtarë i Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë. Tani do ta kem më të lehtë të përballem publikisht dhe ligjërisht me shpifsit dhe abuzuesit me pushtetin.

Falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe inspiruar që vendit tim ta shërbej me dashuri, profesionalizëm dhe imtegritet. Sfidat më të paaftet dhe shpifsit i kam fituar përherë moralisht dhe ligjërisht. Asnjë karrike ministrore apo partiake nuk më ka penguar në angazhimet e mia profesionale, shkencore dhe politike. Ju falenderoj! Arbeni“, shkruan Malaj në reagim.

Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare.

1.Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.

  1. Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin  e z.  Arben  Malaj  nga detyra  e  anëtarit  të  Këshillit  Mbikëqyrës  të  Bankës së Shqipërisë.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura