U përmend në bisedat e përgjuara të Habilajt, Ylli Baka: Ja e vërteta ime me Moisiun

Oct 18, 2017 | 18:30
SHPËRNDAJE

Pjese e dosjes se italianeve per trafikun e droges eshte edhe nje pergjim ku permendet Ylli Baka.

Në përgjimet ambientale mes Maridian Sulajt e Mariglen Alimuçajt përmendet edhe emri i këngëtarit të njohur shqiptar, Ylli Baka.

pergjimet-ylli-baka

“Të dy qeshin”, – përshkruhet në dosje.

Më tej ata (Moisiu dhe Eltoni) flasin për Ylli Bakën, që si të tjerët, – thuhet në dosje – edhe ai është përdorues (droge).

Sakaq, Ylli Baka ka folur për newsbomb.al duke sqaruar lidhjen e tij me Habilajt.

“I kam fansa, kanë qenë kudo nëpër koncerte.  Kam qenë në dasmën e vëllait të vogël të Habilajve, kjo është lidhja e vetme”, ka thënë Baka për newsbomb.al.

I pyetur se pse e kanë përmendur në atë bisedë dy trafikantët e drogës, këngëtari i dashur për publikun shqiptar sqaron dhe thekson se e gjitha lidhet me muzikën e tij.

“E pëlqejnë muzikën time. Më kanë thirrur nëpër festa, gëzime familjare. Unë kam shkuar siç shkoj kudo”, shprehet Baka paksa i surprizuar që emri i tij gjendet në dosjen e italianëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura