Ditën e sotme, produksioni i emisionit “Për’puthen” në Top Channel vendosi të përjashtonte konkurrenten Shqipe Hysenaj nga programacioni, për një afat kohor të papërcaktuar.
Moderatorja Bora Zemani deklaroi se produksioni i ka kërkuar Shqipes që të kërkojë falje publike për mesazhet jo të duhura të përcjella përmes fjalorit dhe sjelljes së saj, pasi nuk i shërbejnë audiencës.
E ndërsa nga 28-vjeçarja pritej një ndjesë, Shqipja ka reaguar përmes një postimi në Instagram. Teksa ka publikuar një foto nga studio e “Për’puthen” Shqipja e ka shoqëruar me përshkrimin: “Çdo gjë ka kohën e vet dhe çdo gjëje i vjen fundi”.
Nuk e dimë nëse Shqipja do të kërkojë apo jo falje publike, por kjo duket si një ‘ndarje zyrtare’ e Shqipes me Për’puthen.
Vendimi për përjashtimin e 28-vjeçares është marrë pasi Shqipja bullizoi Gracionon, për faktin se është biseksual, dy vajzat, Tean për peshën e saj dhe Anën për flokët.
LEXO EDHE:
Produksioni i “Për’puthen” përjashton nga emisioni Shqipen, ja arsyeja
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al