U përfshi në aksident duke u kthyer nga ‘Foltorja’/ Reagon truproja i Sali Berishës: Shoferi i “Benz-it” ishte me shpejtësi dhe në korsinë e gabuar. Ja gjendja e doktorit

Nov 26, 2021 | 23:01
SHPËRNDAJE

Truproja ish-kryeministrit Sali Berisha, Ervis Tusha ka reaguar në lidhje me aksidentin e mbrëmjes së sotme (26 nëntor).

 

Tusha shprehet se pas takimit në qytetin e Laçit rrugës në kthim në autostradën Milot-Mamurras, në drejtimin e tyre  vjen një Mercedez i Bardhe me targa të Kosovës, me shpejtësi dhe kundravajtje.

Sipas tij fale aftësisë së shoferit të makinës së ish-kryeministrit Berisha u bë e mundur shmangia e menjëhershme e përplasjes.

Ai thotë se të gjithë janë në gjendje të mirë, përfshire edhe doktor Berishën.

“Pas takimit në qytetin e Laçit, rreth orës 19:02, rrugës ne kthim në autostradën Milot-Mamurras, në drejtimin tonë vjen një Mercedes i Bardhë 190 me targa të Kosovës, me shpejtësi në kundravajtje. Fale aftësisë të shoferit të makinës se z. Sali Berisha u bë e mundur shmangia e menjëhershme e përplasjes, pasi makina në kundravajtje ishte me shpejtësi tej normave te lejuara, po kështu edhe dy makinat pas makinës se z. Berisha, ndërsa makina e trete e ndodhur ballë për ballë ka bërë një frenim të fortë për ta shmangur ku si pasoje është goditur nga mbrapa nga një mjet rastësor. E gjitha kjo ka ndodhur për shkak te shoferit që po i jepte makinës me shpejtësi ne autostrade ne korsinë e gabuar. Fale zotit te gjithë jemi ne gjendje te mirë shëndetësore, përfshire doktor Berisha”, raporton News24.

LEXO EDHE: 

Makina doli nga karburanti dhe u fut kundravajtje autokolonës/ Si ndodhi aksidenti ku u përfshi eskorta e ish-kryeministrit Berisha

Aksidenti ku u përfshinë makinat e eskortës së Berishës/ Një mjet hyri kundravajtje, policia jep detaje: Dy të plagosur nga Kosova

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura