U përfol si i korruptuar, flet për herë të parë Prokurori Sulejman Tola

Jan 27, 2017 | 21:45
SHPËRNDAJE

Prokurori Sulejman Tola ka reaguar për herë të parë, në lidhje me disa lajme se ai ishte prokurori i parë që prekej nga vetingu.

Sulejman-TolaPër Tolën u tha se ai nuk kishte dorëzuar në ILDKP deklaratën e pasurisë, çka ngriti dyshime se do të tërhiqej për shkak se ishte i korruptuar.

Mirëpo, Tola thotë në një reagim se ai më 19 shkurt del në pension dhe se nuk ka arsye që të bëhet objekt i Vetingut.

REAGIMI

Unë i nënshkruari Sulejman Asllan Tola, i datëlindjes 19-02-1952, me detyrë Prokuror në Prokurorinë e Krujës, duke marrë shkas nga ajo që u shkruajt dje në media, lidhur me efektet e para të Vetingut, ku për personin tim u aludua për refuzim nga ana ime lidhur dorëzim dokumenti të deklarimit të pasurisë pranë ILDKP-së, dëshiroj të bëj me dije se, personalisht nuk kam aplikuar për faktin e vetëm se vetëm pas tri javësh, më 19 shkurt 2017, unë mbush moshën e pensionit, dhe të vetmet dokumente që kam në proces për plotësim është dokumentacioni për Sigurimet Shoqërore.

Dhe në vet vete ligji i vettingut është për rivlersimin e figures së prokurorit dhe gjygjtarit gjë e cila në personin tim nuk ka më asnjë vlere për arsye se karrjera ime si prokuror përfundon me datë 19-02-2017.

Më lejoni t’ju sqaroj se, unë jam në këtë profesion prej 35 vitesh dhë kurrë ndaj meje nuk është ndërmarrë asnjë proces i vetëm hetimi apo penalizimi administrativ.

Me keqardhje kam ndjekur lajmet e disa mediave ku deklaronin se doreheqja ime ka ardhë si rezultat i

mos dëshires per te fshehur dhe mos deklaruar pasurine time, I bëj me dije te gjithë personat e interesuar se deklarimin e pasurisë time e kam të depozituar në ILDKP që ku ka nisur procesi i deklarimit të pasurive, që nga viti 2005 e deri në 2017. Ky document gjendet lehtësisht në ILDKP.

Dhe jam i hapur personalisht për cilin do që ka dëshirën per verifikimin e pasurise sime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura