U përfol se ishte në listën e personave “non grata”, deputetja e PS-së shkon në SHBA

Aug 28, 2015 | 21:52
SHPËRNDAJE

Pas disa publikimeve në media se emra të caktuar deputetësh iu ndalohej hyrja në SHBA, ka reaguar edhe deputetja e PS-së, Esmeralda Shkjau.

Esmeralda Shkjau
Esmeralda Shkjau

Disa muaj më parë emri i saj u përfol se ishte në listën e personave “non grata” për të udhëtuar drejt SHBA-së, por tashmë ajo ka publikuar disa foto të profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, nga udhëtimi në SHBA.

Esmeralda Shkjau thotë se i mirëkupton qëndrimet kritike të mediave, paçka se familja e saj e përjetoi keq ngjarjen.

Deputetja e PS-se, Shkjau
Deputetja e PS-se, Shkjau

Në komentin e saj Shkjau thotë se ndihet e frymëzuar nga udhëtimi në SHBA dhe tregon për projektet e ardhshme të saj.

Komenti i plotë i deputetes në profilin e saj në “Facebook”:

Media eshte shume e rendesishme. Personalisht kam respekt te vecante per te gjithe gazetaret, pasi ne thelb detyra e tyre eshte shume e rendesishme, pasi cdo dite percjellin zhvillimin ekonomik, social dhe politik.

Gjate muajit prill, teksa nisesha ne nje delegacion zyrtar e gjej veten ne listen e ” non Grata” te SH.B.A- Se neper faqet e gazetave sigurisht JO ne faqen zyrtare te Ambasades! Reagimi im ishte shume I qete dhe aspak “cnjerezor” sic u treguan ” gazetaret” me emrin tim. Them c’njerezor sepse familja ime u prek shpirterisht, sepse sido Qe te jete “ndodh Qe kemi Dhe Familje “

Nuk Kam shume deshire te ndaj jeten time personale, por nuk munda te mos ndaj keto foto ne vendin e Milliona Endrrave te Mbare Njerezimit: U.S.A!

Jam respektuar nga shteti amerikan dhe mbi te gjitha tek ky vend po marr frymezim dhe entuziazem per te punuar me shume.

Si deputete e re, mund te jem lehtesisht e ” sulmueshme”, por nuk ka asgje me te bukur, kur ti punon per vendin tend ne funksion te njerezve te vendit tend!

Nderkohe ” gazetaret qe nuk dine se per cilet flasin” me kane listuar si nje nder deputetet qe ” vegjetojne ne parlament”! Serisht, kryekeput gabim! Zoterinjte gazetare duhet te dine se mund ti gjejne fjalimet e Mia ne Ëebsitin E Faqes zyrtare te Parlamentit,skam bere as edhe nje mungese edhe kur Kam humbur familjare! Por per tju Ndihmuar, here tjeter do ti publikoj Dhe ne Fb! Kam vene ne dispozicion nje zyre ne sherbim te njerezve. Kam realizuar 4 projekte me ndihmen e organizatave nderkombtare : Ndihme per Qendren e Te Moshuarve ne Fushe – Kruje, Ndihme per 3 Shtepite e foshnjes ne Durres, Ndihme per Njerezit ne nevoje ( pako ushqimore Dhe veshmbathje ne Vlore ne kohen e veshtire te permbytjes, Ndihma Dhe Kurse Profesionale per shtresat ne nevoje! Skam perdorur as kamera e as Gazeta per Punen time te Perditshme Si Ligjevenese, sepse Shpatullat Dhe Personaliteti Im Se mbajne dot ” Mburrjen”! Kam 4 te tjere ongoing , te cilet jane:

Gjate muajit shtator do te behet shperndarja e disa pakove per shtresat Vulnerabil, ndertimin e nje cerdheje ne Shijak, rikonstruksionin e nje Shkolle ne Nishtulla Dhe Ndihme per Ujesjellesin ne Durres!

Te dashur miq, mbi te gjitha jam ne dispozicion te njerezve ne nevoje per te permiresuar kushtet social- ekonomike, sepse jeta eshte nje e vetme dhe si e tille kerkon humanizem, jo ” fryrje politike”.

Une preferoj te punoj per njerezit dhe JO per faqet e shemtuara te autopublicitetit te nje gazete!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura