U përdor si karrem nga vëllezërit Aliko për të futur në kurth policinë, lihet në burg 17-vjeçari: U qëndroj atyre që thashë në polici

Jun 28, 2015 | 9:00
SHPËRNDAJE

Xhuliano Malo, personi që dyshohet se u përdor si karrem nga vëllezërit Aliko, për të futur në kurth policinë në Lazarat, e që pas sulmit u vra oficeri i RENEA-s, Ibrahim Basha dhe u plagosën dy të tjerë, doli sot para trupit gjykues në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Pasi shqyrtoi kërkesën e akuzës, gjykata vendosi për të masën e sigurisë “arrest me burg”. Mësohet se adoleshenti nuk ka dhënë shpjegime në sallën e gjyqit, duke thënë vetëm se i qëndron atyre që ka deklaruar gjatë marrjes në pyetje. 

Avokati i tij ka kërkuar nxjerrjen nga qelia të klientit me argumentin se, i akuzuari është i mitur dhe se nuk ka qenë në grupin nga është qëlluar, por është kapur teksa po transportonte municione. 

 

Xhuliano Malo

Më datë 24.06.2015, në Prokurorinë për Krime të Rënda është bërë regjistrimi i procedimit penal nr.176, të vitit 2015, për kryerjen e veprës penale “vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” kryer në bashkëpunim, “vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit Xhualiano Malo.

Dosja hetimore 

Rreth orës 09:00, nga forcat e policisë të Drejtorisë Policisë Qarkut Gjirokastër në bashkëpunim me forcat e policisë të repartit “Renea” ka filluar operacioni për kapjen e personave të armatosur, të cilët kanë qëlluar në drejtim të forcave të policisë. Gjatë  këtij operacioni, rreth 200 metër nga rruga që të çon për në qendër të komunës është kostatuar një automjet benz i bardhë pa targa, i cili është ndaluar nga policia ku drejtues mjeti është identifikuar shtetasi Xh. Malo.

Gjatë udhëtimit në drejtim të fashtit Lazarat të forcave të policisë, në kohen kur automjeti  me targa XX xxx AA, me forca të policisë të repartit “Renea” ndodhej në afërsi të vendit të quajtur “pularia” në drejtim të këtij automjeti është qëlluar me breshëri armësh, ku si pasojë është vrarë efektivi i policisë, shtetasi Ibrahim Basha dhe janë plagosur dy efektivët e tjerë, shtetasit Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj, të cilët fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në spitalin Rajonal të qytetit Gjirokastër dhe më pas janë transportuar dhe marrin ndihmen mjeskore ne Spitalin Ushtarak Tiranë.

Në vijim forcat e policisë, kanë bërë kqyrjen e automjetit me drejtues shtetasin Xh. Malo, ku në këtë automjet janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë automatik, një pushkë model 63, një pushkë model 56, tre gëzhoja të fishekëve model 56, një ndezës, një granatë e armatosur, një thes “lino” e mbushur me fishek të kalibrave të ndryshëm, një kasetë fishekësh me disa krehëra, katër kallëpe tritol, disa fishek 12.7 mm, dy radio komunikimi dhënëse marrëse, tre aparate celulare si dhe tre qese farmaceutike të dyshuara si lëndë narkotike “Kokainë”, nderkohë që vazhdon kryerja e veprimeve hetimore, për dokumentimin e ngjarjes dhe autorësisë së veprave penale.

Nga hetimet e deritanishme, rezulton ky shtetas ka qenë pjesë e grupit të armatosur, grup i cili dyshohet se kishin rreth 6 muaj që përgatitej per te sulmuar dhe luftuar forcat e policise se shtetit, me qellim rikthimin e gjendjes se meparshme ne fshatin Lazarat, ku te krijohej mundesia per kultivuar lende narkotike Cannabis Sattiva. Gjithashtu, janë krijuar dyshime të arsyeshme se organizatorë të këtij grupi janë shtetasit Ar. Aliko dhe Al. Aliko.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura