“U përdhunova për vite që nga mosha 6-vjeçare”, aktorja e famshme rrëfen si gjeti ‘paqe’ tek alkooli dhe ilaçi: Po shkoja drejt vetëvrasjes

Jan 22, 2020 | 18:35
SHPËRNDAJE

Jessica Simpson  ka zbuluar luftën me alkoolin dhe pilulat që po e çonin drejt vetëvrasjes pasi u abuzua seksualisht.

Në librin e saj “Open Book”, aktorja zbuloi se filloi të vetë-mjekojë me alkool dhe ilaçe dhimbjen e abuzimit seksual që pësoi kur ishte fëmijë.

Presionet në karrierë gjithashtu i shtuan stresin, gjë që e shtyu atë t’i tregojë një mjeku se ishte në telashe.

“Po vrisja veten me pijet dhe pilulat që konsumoja,”- shkruan ajo, duke shtuar se që nga nëntori i vitit 2017 nuk ka pirë.

Aktorja theksoi se: “Pirja e alkoolit ishte e lehtë. Unë u çmenda nga ajo shishe. Me mënyrën sesi më bënte të ndihesha mirë dhe e mpirë.”

Por ajo më pas vendosi të shkojë në terapi dhe të flasë për traumat e fëmijërisë.

“Kur isha vetëm 6-vjeç ndava shtratin me një mik të familjes. Filloi me një prekje në shpinë dhe pas gjërat ishin jashtëzakonisht të pakëndshme. Dëshiroja ti thosha prindërve por ngaqë isha viktima ndihesha keq,”- tha ajo.

Aktorja u rrëfeu prindërve abuzimin seksual kur ishte 12-vjeç të cilët e besuan.

“Nuk shkuam më asnjëherë në shtëpinë e miqve të prindërve të mi por as nuk folëm më kurrë për atë çfarë më ndodhi,”– rrëfeu ajo.

Më pas ajo zhvilloi një karrierë të suksesshme në muzikë, aktrim dhe shfaqje televizive por gjithmonë ia fshehu të vërtetën fansave.

Simpson zbulon se vendosi ti japë gjithçkaje fund pas një feste Halloëeen në shtëpinë e saj në vitin 2017.

“Unë kam nevojë të ndalem. Diçka duhet të ndalet,”- u tha Jessica miqve.

Simpson tani ka mbështetjen e prindërve të saj dhe merr ndihmë nga një ekip mjekësh si edhe bën dy herë në javë terapi.

Ajo është martuar me Eric Johnson që nga viti 2014, tani prindër të tre fëmijëve të vegjël.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura