“U paraqita ditën e fundit”- Fjoralba Ponari tregon kush e shtyu që të merrte pjesë në audicionet e “Portokalli”: Fansi im më i madh …

Apr 6, 2021 | 16:46
SHPËRNDAJE

Fjoralba Ponari është moderatorja më e re e spektaklit të humorit të “Portokalli”.

Ajo do të drejtojë këtë sezon programin krah prezantuesit dhe aktorit të njohur, Salsano Rrapit.

Dhe Fjoralba Ponari ka treguar se kush e shtyu që të merrte pjesë në audicionet për të qenë prezantuese e “Portokalli”.

Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, prezantuesja u shpreh se ishte kolegia e saj Argjira Spiranca, e cila insistoi që ajo të merrte pjesë dhe u paraqit në audicione ditën e fundit, tre ditë para fillimit të spektaklit.

 “Insistoi Argjira Spiranca që të mos e humbisja si mundësi. Jam paraqitur ditën e fundit të audicioneve, 3 ditë para fillimit të spektaklit,”– shkroi ajo.

Ndërsa zbuloi edhe fansin e saj më të madh.

“I dashuri im më thotë gjithmonë se është fansi im më i madh”- përfundoi Fjoralba Ponari.

/Panoramaplus.al

  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura