U padit në SPAK nga Gazment Bardhi, reagon deputeti Belind Këlliçi: S’ma bën syri tërr! Ju sugjeroj të përdorni si dalje nga selia derën e FRPD-së

Dec 13, 2021 | 13:27
SHPËRNDAJE

Sali Berisha-Kuvendi-11-dhjetori-Evi-Kokalari-Belind-kellici-Albana-Vokshi (27)Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar pas kallëzimit në SPAK që u depozitua sot ndaj tij dhe 4 funksionarëve që kanë dalë në përkrahje të Sali Berishës dhe që ishin pjesë e organizimit të Kuvendit të 11 Dhjetorit!

Belind Këlliçi me anë të një postimi në Facebook thekson se ndaj tij janë ngritur në total 11 padi nga ata që ai i quan si njerëzit e Edi Ramës.

Ndërkohë që për padinë në SPAK të depozituar sot nga Gazment Bardhi, deputeti i PD thekson se: “S’ma bën syri tërr”! Madje ai shton më ironi se: “Ju sugjeroj të përdorni si dalje nga selia derën e FRPD-së, në anën perëndimore të godinës”.

“Nga viti 2015 kur u zgjodha kryetar i FRPD, bashkë me qindra demokratë të tjerë, kemi provuar në kurriz qelitë, gazin lotsjellës dhe dhunën policore. Është bërë gjithçka për të na asgjësuar si Parti Demokratike.  Ndaj meje janë depozituar 11 padi në SPAK nga Erion Veliaj, Ardian Çela, Mirel Mërtiri dhe gjithë fijet e tjera të pushtetit okult të Edi Ramës. Sot m’u shtua edhe një, nga Gazment Bardhi!

Zoti Bardhi!  Ju dhe ish kryetari ynë jeni shkarkuar nga funksionet tuaja nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike më 11 dhjetor 2021.  Me padinë tënde të porositur s’ma bën syri tërr.  Ju sugjeroj të përdorni si dalje nga selia derën e FRPD-së, në anën perëndimore të godinës.

Rroftë Partia Demokratike e Shqipërisë! Parti sovrane e demokratëve të lirë! “, thekson Këlliçi.

LEXO EDHE:  PD kallëzon në SPAK 5 ish-funksionarë për përdorimin e vulës dhe simboleve të selisë blu (EMRAT)

Kellici

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura