“U njohën që në shkollë dhe u përkëdhelën pa fund”, Bulku rrëfen rininë e Xhevdet Ferit dhe mesazhin prekës kur u bë gjysh: Për çfarë jemi lodhur…?

| 18:04
SHPËRNDAJE

Vdekja e parakohshme e aktorit të njohur Xhevdet Ferri preku familjarë, kolegë dhe qytetarët, në shtëpitë e të cilëve Xhevdeti ishte futur me filmat e tij.

rajmonda

Aktorja Rajmonda Bulku në emisionin “Kjo Javë”, në Neës24 tregoi si u përjetua lajmi i tmerrshëm nga familjarët e të ndjerit.

Bulku rrëfeu lidhjen e fortë që bashkëshortja kishte me Xhevdetin, teksa u shpreh se ajo nuk falte dot që Xhoda të prekej nga asgjë. Gjithashtu, aktorja Bulku foli dhe për vajzën e Xhevdet Ferit, si dhe ndjesinë që përjetoi kur u bë gjysh.

Pjesë nga intervista:

Ndërkohë bashkëshortja si e përjetonte?
Shumë dhimbshëm, nuk e falte dot që Xhoda të prekej nga asgjë, nuk mund ta besonte dot, por shpresonte jashtë mase.

E bija e quante ‘kapiten’ në një status të saj..
Bora u rrit e vogël me ca flokë kaçurrela, një trup të madh dhe të gjithë thonin ‘uauu’ sa shumë i ngjan babait, e sa shumë po rritej e i ngjante në karakter me atë mençurinë.. ishte e bukur e ëmbël. Mbeti ajo vajza për t’u përkëdhelur. Ishin një treshe shumë e bukur në familje, një çift për t’u adhuruar, janë njohur që në shkollë, kanë luajtur bashkë, kanë ndërtuar familjen bashkë. Një nga ato lidhjet e shëndosha që njeriu e njeh, është i sigurt për atë që zgjedh, dhe e bënë shumë të bukur jetën e tyre. E adhuruan njëri tjetrin e respektuan, e përkëdhelën pafund.

Shumë pak kohë për të përjetuar ndjesinë e gjyshit…
E preku, e gëzoi, u lumturua. Dikujt prej miqve atë natë, i kishte thënë “Çfarë paska qenë kjo mrekulli, për çfarë jemi lodhur e nuk e paskemi ditur kur do të vijë kjo mrekulli”.

Ju dje ishit në lamtumirën për Xhevdet Ferin, mes artistësh çfarë përjetuat?
Kam qenë në një pozicion që shikoja Rozetën dhe Borën të kapura për dore të dyja, nuk i shihja nga para se sa të forta ishin, por dridhej e tëra, po ju ikte një pjesë e bukur, dielli i jetës së tyre, dhe thonim Xeta, si do rri ajo, ata nuk kuptoheshin pa njëri-tjetrin.

Te lidhura

Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.