“U ndez shkëndija e shpresës” – Basha kujton 20 shkurtin e ’91: Vepra më e pastër dhe më e kulluar e guximit të çdo shqiptari

Feb 20, 2020 | 20:01
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar sot në ambientet e Teatrit Kombëtar 29 vjetorin e shembjes së bustit të diktatorit Enver Hoxha.

ab1de44b-17a1-4edd-bda2-39081b40835c

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se 20 shkurti i 1991 është është vepra më e pastër dhe më e kulluar e guximit të çdo shqiptari, ku u ndez brenda shpirtit të tyre shkëndijën e shpresës.

“Ajo që shënoi 20 shkurti para 29 vitesh, është vepra më e pastër dhe më e kulluar e guximit të çdo shqiptari. Ndaj falënderimi dhe mirënjohja i takon të gjithëve, gjithsecilit që 29 vite më parë, ndezën brenda shpirtit të tyre shkëndijën e shpresës. Bënë brenda shpirtit të tyre të ndizej, bashkë me shkëndijën e shpresës të secilit prej pjesëmarrësve, edhe flakën e lirisë e të demokracisë të ndërgjegjes së një kombi.

Sot jemi mbledhur këtu për ta përkuajtuar atë.

Me të njëjtin patos, qytetarët u vërsulën për të qëndruar pranë ëndrrës së studentëve, dhe bënë të mundur me kurajon e tyre, jo vetëm shembjen e shtatores së diktatorit, por edhe sjelljen para këmbëve të studentëve në grevën e urisë, të asaj që përfaqësonte frikën, tmerrin, terrorin dhe simbolin e një diktature 50 vjeçare.

 

 

 

 

 

Me të njëjtën kurajo qytetarët e Tiranës i janë bashkuar artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që mbrojnë shumë më shumë se një godinë, që i tregojnë një bote të tërë se shqiptarët nuk janë ata ku i ka katandisur ky regjim. Nuk janë njerëzit e frikës. Nuk janë njerëzit e vesit. Nuk janë njerëzit e trafiqeve. Nuk janë njerëzit e krimit. Por janë populli fisnik që di të mbrojë me çdo sakrificë, artin dhe artistët, elitën e shpirtit dhe të mendjes. Që di ti bëjë fre babëzisë, atëherë kur duket se ajo nuk ka kufi. Që di të bëhet diga e fundit e padrejtësisë, atëherë kur duket se padrejtësia ka pushtuar gjithçka. Që di të mishlojë trup më trup, mendje me mendje, sup më sup, të drejtën kushtetuese që e bëjnë Europën, Europë, atëherë kur Kushtetuta duket se ka dhënë shpirt.

Ky është mesazhi i qëndresës për mbrojtjen e Teatrit, që meriton të përjetohet si pjesë e monumentit të munguar të guximit të 20 shkurtit”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura