U nderua me medalje ari por zbulohet e vërteta tronditëse/ Gruaja vodhi qeverisë shumën prej 17 milionë dollarësh, si funksiononte skema e grabitjes

Feb 18, 2020 | 15:59
SHPËRNDAJE

Një grua daneze është akuzuar se i vodhi qeverisë një shumë prej 17 milionë dollarësh. Britta Nielsen punoi në bordin e shërbimeve sociale në Danimarkë për 40 vite, ku shpërndante fonde për njerëzit në nevojë.

Por në vitin 2018 u akuzua për derdhjen e fondeve në xhepat e saj. Pas kësaj Nielsen u largua në Afrikën e Jugut dhe ra dakord të kthehej në vendin e saj pasi Interpoli lëshoi një urdhër arresti.

Britta akuzohet për përvetësim të parave për më shumë se 25 vite.

Kjo ngjarje është e pazakontë në Danimarkë, një shtet i admiruar ndërkombëtarisht për transparencën e saj dhe një nivel relativisht të ulët të korrupsionit.

Nielsen punoi në Socialstyrelsen, Bordi Kombëtar i Shëndetit dhe Mirëqenies.

Grupeve si Danish Cystic Fibrosis Association dhe Danish Deaf Association iu shpërndaheshin fonde dhe ishte detyra i saj ti dërgonte paratë.

Në vitin 2017, mori medalje argjendi për meritën e saj gjatë viteve të saj të shërbimit.

Por Nielsen tani akuzohet për përvetësim parash kesh dhe vjedhjen e të ardhurave për fonde duke i kaluar në llogarinë se saj bankare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura