U ndanë me sherr, modelja shqiptare dhe ylli i serialeve indiane rikthehen sërish bashkë. Aktori publikon foton …

Feb 10, 2020 | 14:50
SHPËRNDAJE

Vetëm pak kohë më parë u bë publik lajmi se modelja shqiptare Ilda Kroni dhe aktori i famshëm i Bollywood, Ashish Kapoor i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre dy vjeçare.

Lajmet erdhën pasi çifti nuk publikonin më foto së bashku, madje Ashish e hoqi Ildën nga “Instagram”.

Por duket se ata janë rikthyer sërish bashkë. Asish publikoi një foto të modeles në Instastory dhe e ndjek sërish në rrjetin social.

Në foto modelja shihet e ulur në kafe duke përkëdhelur qenin.

Kjo konfirmon se ata i kanë shuar mosmarrëveshjet mes tyre dhe kanë vendosur i japin në mundësi njëri-tjetrit.

Sipas thashethemeve, Ilda dhe aktori i serialeve indiane u konfliktuan për shkak të mosmarrëveshjeve dhe xhelozisë, ndërsa ishin prezantuar edhe tek familjet e njëri-tjetrit.

“Mund të jesh me dikë çdo ditë dhe prapë të mos e dish kush është ajo në të vërtetë, derisa vendosesh në një situatë ku duhet të marrësh vendime të vështira. Koha nuk e cakton vendin që ke në jetën e dikujt, rrethanat po”- shkroi aktori pas ndarjes.

    

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura