U ndanë? Cozman ngre dyshimet se i ka dhënë fund lidhjes me zeshkanen seksi

Sep 14, 2021 | 23:00
SHPËRNDAJE

Cozman dhe e dashura e tij, Flloja, kanë ngritur dyshimet se i kanë dhënë fund lidhjes pas disa muajsh. Dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe kjo ka bërë që ndjekësit të mendojnë se reperi mund të jetë sërish single.

cozman (1)

Këngëtari zyrtarizoi lidhjen me grimieren disa muaj më parë në rrjete sociale kur publikoi një foto me të para pasqyrës. Vajza nga Prishtina ishte pranë Cozman në çdo moment, pasi ata i lidhte bashkë edhe puna.

cozman

Në videoklipin e projektit të fundit muzikor të Cozman, ishte Flloja ajo që i bënte make up-in partnerit të saj. Cozman publikoi një foto nga dhoma e zhveshjes krah së cilës shkroi: “Grimierja jem”.

Gjatë pushimeve verore të këtij viti, këngëtari zgjodhi që të bëjë bashkë me familjen e tij edhe Fllojën. Ai publikoi një video në Instagram të të gjithëve, duke treguar se gjërat me tij dhe të dashurës, janë bërë serioze.

Megjithatë, dashuria për njëri-tjetrin duket se nuk ka zgjatur shumë, pasi tashmë dyshja ka vendosur të ndërpresë çdo kontakt.

cozman (2) cozman cozman (11) cozman (9) cozman (10) cozman (8) cozman (6) cozman (7) cozman (3)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura