U ndalua nga policia shqiptare në bazë të urdhër-arrestit serb në Interpol, lihet i lirë ish-luftëtari i UÇK-së. Kryediplomatja e Kosovës porosi Tiranës

Aug 2, 2020 | 14:09
SHPËRNDAJE

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj konfirmon se veterani i UÇK-së, Murtez Kastrati ishte ndaluar nga policia shqiptare, por është liruar pas verifikimeve.

uck-775x405

Ndaj ish-luftëtarit të UÇK-së, është i lëshuar në Interpol një urdhër-arresti serb.

“Kërkesat e Serbisë përmes INTERPOL-it duhet të azhurnohen nga autoritet e Shqipërisë, dhe të reflektojnë realitetin politik e ligjor të Kosovës”, thekson ministrja e Kosovës.

Reagimi i plotë:

Me të lexuar njoftimin nga z. Hysni Gucati, rreth ndalimit të ish luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z.Murtez Kastratit, kam kontaktuar menjëherë homologun shqiptar z.Gent Cakaj, i cili ka vepruar shpejtë dhe ka sqaruar që z. Kastrati është ndaluar për verifikim dhe liruar para 2 orësh.

Është e papranueshme se si Serbia shtiret ndërkombëtarisht për kinse ‘konstruktivitet’ ndaj Kosovës, ndërsa posa mbyllen dyert e të ashtuquajturit dialog, vazhdon veprimet ilegale kundër Kosovës.

Kërkesat e Serbisë përmes INTERPOL-it duhet të azhurnohen nga autoritet e Shqipërisë, dhe të reflektojnë realitetin politik e ligjor të Kosovës. Do të angazhohemi bashkë me organizatat e dala nga lufta që menjëherë Qeveria, respektivisht MPJD dhe MPB e Republikës së Kosovës, t’u vë në dispozicion autoriteteve të Shqipërisë, listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në bashkëpunim të ngushtë me homologun Cakaj, do të veprojmë konform kompetencave tona ligjore e kombëtare, që të mos lejojmë turpërimin e maltretimin e shqiptarëve para kërkesave të tilla jolegjitime dhe joligjore të Serbisë.

Përkrahja e vlerave të UÇK-së dhe pastërtisë së saj, nuk është vetëm çështje deklaratash!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura