U ndalua me Ballistin, babi i njërit prej djemve: Ja e vërteta

Oct 7, 2015 | 14:05
SHPËRNDAJE

Lulzim Balla, djali i njërit prej të ndaluarve së bashku me Ismail Morinën ka deklaruar se Denisi nuk ka lidhje me akuzat dhe e ka takuar Morinën thjesht nga kureshtja si tifoz.

Babai i Denis Balles
Babai i Denis Balles

Në një prononcim për ‘News 24”, Lulzim Balla ka thënë se ai nuk e njihte personalisht Ismail Morinën dhe nuk ka qenë në automjet me të, pasi makina ka qenë e parkuar dhe djemtë kanë qenë në trotuar.

“Djali im nuk ka lidhje me këtë histori, por kuriozitet i një të riu meqë është përfolur në media, ka pasur kureshtje për të biseduar, e ka takuar rastësisht, e njihte dikush nga shokët e vet, nuk ka farë dijeni për armën’-ka thënë babai.

Ai thotë se e ka takuar djalin dhe nga policia pret drejtësi. “Djali më tha se e kishin ndaluar Morinën për të biseduar për sport e tifozeri, ai nuk di se cfarë ka tjetri në trup, djali është student te Infermieria, studion e kam të rregullt pa precedent penal është model. Nga policia kërkoj drejtësinë kjo akuzë është shumë e tepërt. Djali im nuk ka qenë në makinë, ka qenë në trotuar, makina ka qenë e parkuar, aty janë takuar, kjo është e vërteta”-tha ai.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura