FOTOT/ U nda pas 12 ditësh martesë me producentin, Pamela Anderson e gatshme ti japë sërish fund beqarisë: Edhe një herë o Zot

May 29, 2020 | 16:38
SHPËRNDAJE

Pamela Anderson u martua për herë të 5-të në janar të këtij viti me producentin e Hollywood, Jon Peter.

Vetëm 12 ditë më vonë, martesa e tyre mori fund.

Por në një intervistë për New York Times të botuar të enjten, Pamela Anderson këmbënguli se “nuk ka pasur dasmë dhe martesë.”

Ish-ylli Bayëatch deklaroi gjithashtu se ajo është e gatshme të martohet sërish.

“Edhe një herë, të lutem o Zot. Edhe një herë,”- u shpreh 52 vjeçarja.

Ajo dhe Peter kanë qenë miq për vite me rradhë dhe Anderson u shpreh se asnjërit prej tyre nuk iu thye zemra në momentin e ndarjes.

Ndërsa shtoi se aktualisht nuk flet me producentin. Kjo ishte martesa e parë për modelen dhe aktoren e famshme.

/Panoramaplus.al

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura