U nda nga e mitura, 32-vjeçari ndihet i shqetësuar. Ç’tha në Polici

Dec 13, 2017 | 16:56
SHPËRNDAJE

TIRANE – Një e mitur 17- vjeçare është nën procedim penal nga Policia në gjendje të lirë, pasi akuzohet se ka shqetësuar përmes telefonit ish-të dashurin e saj.

Policia-shqiptare_0

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet L.P. 17 vjeçe, banuese në Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë, ish-i dashuri i saj, shtetasi E.N. 32 vjeç ka kallëzuar në Polici se është shqetësuar përmes telefonit nga L.P. 17 vjeçe, për të cilën ka thënë se e ka patur të dashur.

“Më datë 10.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen e mitur me iniciale L.P, vjeç 17, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar ish të dashurin, shtetasin E.N., vjeç 32, banues në Tiranë”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura