“U nda nga e fejuara me një mesazh për aktoren”- Katie Holmes puthje të nxehta në rrugë me shefin e kuzhinës

Sep 21, 2020 | 13:05
SHPËRNDAJE

Katie Holmes ka nisur një romancë të re dhe nuk e ka mbajtur të fshehtë. Aktorja është fotografuar krah partnerit të saj në rrugë duke shkëmbyer puthje.

41-vjeçarja u kap mat në momente intime me Emilio Vitolo Jr. jashtë restorantit të tij në Downtown Manhattan.

Të dy mbanin maskë të zezë në fytyrë, por e hoqën në momentin që po putheshin.

Kush është i dashuri i ri i Katie, i cili la të dashurën e tij për aktoren?

33-vjeçari është shef kuzhine në restorantin e tij Emilio’s Ballato në SoHo.

Ai kohët e fundit i dha fund fejesës me stilistrn 24-vjeçare, Rachel Emmons.

Ata ishin në një marrëdhënie prej 18 muajsh përpara se të ndaheshin.

“Rashel u befasua kur ai papritmas i dha fund fejesës me anë të një mesazhi. Vetëm dy ditë para se të fotografohej me Katie Holmes,”- tha një burim për The Sun. “Ata po planifikonin dasmën e tyre përpara pandemisë.”

Sipas burimit Emilio dhe aktorja po punonin së bashku në një film indian për rreth 1 muaj më parë dhe Rachel ishte në dijeni të kësaj.

“Rachel mësoi për takimet e tyre pasi miq të përbashkët i dërguar foto të Katie dhe Emilio. Ajo mendon se është mungesë respekti,”- shtoi burimi.

Ndërkohë Katie ka qenë e martuar me Tom Cruise për gati gjashtë vite.

Çifti u martua në një ceremoni në Kështjellën Odescalchi të shekullit të 15-të në Bracciano të Italisë në 2006.

Ata janë prindër të një vajze të quajtur, Suri Cruise, 14 vjeçe.

Katie dhe Tom paraqitën kërkesën për divorc në 2012 dhe aktorja filloi të dilte me Jamie Foxx në vitin 2013.

Ndërkohë pas përfundimi të divorcit Katie Holmes mori kujdestarinë e plotë të fëmijëve.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura