U mposht nga Reali, shpërthen Kuman: S’jemi favorizuar asnjëherë në 5 ndeshjet e fundit, nuk e kuptoj si…

Oct 24, 2020 | 19:40
SHPËRNDAJE

Barcelona u mposht nga Reali i Madridit në “Kamo Nou” me rezultatin 3-1, në një ndeshje ku nuk munguan polemika. E gjitha ka të bëjë me penalltinë e akorduar për Realin e Madridit në minutën e 62’, pas një tërheqje të Lengle ndaj mbrojtësit Serxho Ramos.

kUMAN

Pikërisht te kjo ka shfryrë edhe trajneri i Barcelonës pas ndeshjes, Roland Kuman, i cili u shpreh se skuadra e tij po penalizohet nga arbitrat.

“Unë nuk e kuptova pse u akordua penalltia për Ramosin. Nuk ishte diçka që duhej të akordohej penallti nga arbitri. Nuk e kuptoj as atë çfarë bën VAR. Çdo vendim i marrë është kundër Barcelonës. Në pesë ndeshjet e fundit, ne nuk kemi parë asnjë vendim nga arbitrat që të jetë në favorin tonë. Gjithçka po shkon kundër nesh.”, u shpreh Koman.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura