U mori 3 personave nga 100 Euro për t’i çuar në Itali, arrestohet 17-vjeçari mashtrues

Apr 24, 2015 | 19:05
SHPËRNDAJE

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim për akuzën e “Mashtrimit”.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale L.K, banues në Vlorë, i cili dyshohet se ka mashtruar 3 persona duke u marrë nga 100 Euro secilit për të siguruar bileta udhëtimi në Itali.

Materialet e hetimit iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Vlorë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura