U morën rryshfet 3 shqiptarëve të kalonin në zonën Shengen, pranga 2 policëve në Kakavijë

Apr 14, 2015 | 18:34
SHPËRNDAJE

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka vënë në pranga dy punonjës policie në Kakavijë pasi është provuar se kanë marrë rryshfet ndaj 3 shqiptarëve për t’i lejuar më pas që të kalonin në zonën Shengen jashtë rregullave.

Foto ilustruese, per vendet e zones Shengen

SHÇBA-ja ka vërtetuar dhe dokumentuar ligjërisht se punonjësit e Policisë Veziko Bejko dhe Ylli Hoxha, kanë konsumuar elementë të veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv të kryer nga persona të cilët ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim, thuhet në njoftim.

Kontrollori Ylli Hoxha dhe përgjegjësja e turnit Veziko Bejko, me detyrë në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë, Gjirokastër, kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash në këmbim të lejimit të kalimit të paligjshëm të kufirit të 3 shtetasve drejt Greqisë, pasi këta të fundit kishin mangësi në dokumentacion për të udhëtuar në zonën Shengen, vijon njoftimi.

Gjithashtu, Policia e Shtetit ka përjashtuar punonjësit Veziko Bejko dhe Ylli Hoxha, për shkelje të rëndë të detyrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura