U miratua me 83 vota pro/ Çfarë do hetojë Komisioni Parlamentar i maxhorancës! Balla: S’ka të bëjë fare me përfshirjen e Bashës, por me…

Nov 27, 2020 | 9:16
SHPËRNDAJE

kuvendiMe 83 vota pro, Kuvendi miratoi dje ngritjen e komisionit hetimor për të hedhur dritë mbi akuzat e anëtarit të Këshillit të Europës, Dick Marty, mbi krime lufte të kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Komisioni i kërkuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, dhe 17 deputetë të tjerë socialistë do të hetojë këto akuza për krimet e pretendua të bëra nga UÇK-ja në Shqipëri përgjatë viteve 1999-2000, edhe pse më herët në Shqipëri ka mbërritur një mision faktmbledhës për të hetuar mbi akuzat në raportin e Dick Marty.

Në fjalën e tij në Kuvend, Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, se një komision i tillë është i nevojshëm për të hedhur një herë e mirë të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj luftës së UÇK-së.

“Dua të sqaroj që Kushtetuta i ka dhënë të drejtë Kuvendit që të mund të ngrejë komisione të posaçme për çështje të një rëndësie të veçantë. Dhe mendoj që duke e rivendosur një kontekst rrjedhës historik, që nga momenti i parë për të miratuar një rezolutë në Këshillin e Europës, ku Shqipëria është anëtare që prej 1995-ës dhe përfaqësohemi nga 4 anëtarë, në vitin 2008 ka pasur një tentativë për të miratuar një rezolutë për të ashtuquajturat krime kundër njerëzimit të ndodhura në territorin e Shqipërisë nga UÇK-ja dhe më pas e konkretizuar në një rezolutë e KiE, të miratuar në 25 janar të vitit 2011 bazuar në raportin e Dick Marty, është në kredibilitetin institucional të Kuvendit të Shqipërisë që në funksion të përmbledhjes së fakteve dhe konkluzioneve në të cilat kanë mbërritur institucionet publike shqiptare, të cilat kanë hetuar. Përsëri në këtë kontekst do doja të sillja në vëmendje që në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2012 ne kemi miratuar një ligj të posaçëm për t’i dhënë kompetenca task-forcës speciale të EULEX për të hetuar.

Të marra të gjitha bashkë edhe me veprimet procedurale dhe hetimore të kryera nga institucionet hetimore në Shqipëri, është kërkuar ngritja e këtij komisioni të posaçëm, i cili të mbledh në vetvete, deputetët nga të gjitha grupimet në Kuvend dhe duke i dhënë peshë e rëndësinë që i duhet me njerëz që e njohim këtë proces, ne të arrijmë të bëjmë një raport informues.

Unë nuk dua të paraprij rezultatet e këtij vlerësimi, por jemi dakord të gjithë se në Shqipëri kurrsesi nuk kanë ndodhur krime luftë nga UÇK-ja dhe UÇK-ja nuk ka kryer krime lufte as në territorin e Kosovës. Sepse biem dakord të gjithë se lufta për liri asnjë herë nuk është krim lufte”, deklaroi kreu i grupit të PS-së. PËR BASHËN Taulant Balla tha se komisioni hetimor nuk do të ketë në fokusin e tij veprimtarinë e kreut të PD-së, Lulzim Basha, përgjatë atyre viteve.

“Ky komision është për t’u verifikuar çfarë është bërë, ka pasur një përpjekje për ta lidhur me përfshirjen e Bashës, nuk ka të bëjë fare, nuk do ishte aspak e vërtetë një gjë e tillë se ne synojmë qe të bëjmë që dokumentacioni që ekziston në Shqipëri të përmblidhet, do ishte humbje kohe të hetosh Lulin, e ka vënë vulën e turpit në këtë çështje, i takon demokratëve që t’i kërkojnë se ca roli ka pasur ai.

Unë jam munduar që ta bëjë publike rolin e tij, por nuk ka të bëjë me këtë çështje. E vetmja që gjë nuk më shkon në mendje është të bëjë politik me interesin kombëtar, sqarimi në një raport gjithëpërfshirës është në dobi të imazhit të Shqipërisë dhe përmes instrumenteve që të sqarojnë Asamblenë e Këshillit të Europës, që nuk ka pasur krime lufte dhe krime njerëzimi në Shqipëri, shqiptarë e Kosovës kanë ardhur këtu në si emigrantë, nëse ka pasur krim ka qenë gjenocidi serb në Kosovë, kjo është e vërteta ajo që ka ndodhur dhe është detyra jonë që t’i sqarojmë”, tha Taulant Balla dje në Kuvend.

AKUZAT Akuzat për krime ndaj njerëzimit, ndaj UÇK-së u bënë fillimisht nga anëtari i KiE, Dick Marty, që fliste për dhunime të civilëve serb dhe një të ashtuquajtur shtëpi të verdhë, ku pretendonte se ishin bërë transplante të organeve të pengjeve serbe. Por, këto u hodhën poshtë dhe misioni i ardhur nga EULEX në vitin 2012 nuk gjeti asnjë të dhënë për të provuar këto akuza shumë të rënda të Dick Marty-t.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura