“U mërzita te goli se e preka topin”, Bekaj pas barazimit në Ballsh: Është problem kur je portier te Tirana

Mar 18, 2023 | 17:38
SHPËRNDAJE

Visar Bekaj mbajti në lojë Tiranën në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Bylisit me pritje vendimtare. Por as ai nuk shmangu golin e Eskerdinjës, që solli më pas barazimin 1-1 të bardhebluve. Ai pohoi pas sfidës se për të ishte punë pak më e vështirë se e portierëve të tjerë në Superiore.

bekaj

“Te goli mendova se e preka dhe shkoi topi shkoi në shtyllë, kur e pashë gol u mërzita më pas.

Titullar te Kosova? E imja është të punoj, jap maksimumin. Duke pasur parasysh që kemi vetëm Zvicrën konkurrent që mund të jetë më i mirë së se ne dhe Izraeli që është aty-aty, Rumania dhe Andorra janë pak më të dobëta, edhe pse nuk duhen nënvlerësuar, synojmë vendin e dytë dhe kualifikimin.

Hasani e meriton një ftesë se ka bërë paraqitje shumë të mirë, ka bërë një hap mbrapa nga Hungaria për këtu, për të bërë tre përpara dhe u paraqit mirë. Kur mori veten ka bërë shumë gola e asiste, të vazhdojë kështu e na ndihmojë neve. Kur ka bërë gol ishte vendimtar.

Të jesh portieri i Tiranës nuk ke shumë punë, prandaj është problem kur nuk ka shumë gjuajte në portë. Në një ekip si Tirana duhet të jesh shumë i përqendruar, se nuk do të kesh shumë punë por te ajo gjuajtje që të bëjnë duhet të jesh shumë i përqendruar”, tha Bekaj në “Oversport” pas duelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura