U merrnin ryshfet qytetarëve, pezullohen nga detyra tre punonjës policie në Portin e Vlorës. Nis hetimi ndaj tyre

Mar 22, 2023 | 23:31
SHPËRNDAJE

Tre punonjës të policisë në pikën kufitare në Portin e Vlorës janë pezulluar nga detyra, pasi u denoncuan për një rast abuzimi duke marrë ryshfet.

vlora terminal

Denoncimi u bë në emisionin investigativ Stop, ku qytetarët paguanin ryshfet tek një punonjës i Policisë Kufitare të portit Vlorë.

Policia thotë se Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin e  thelluar disiplinor, ndërsa nga AMP ka nisur hetimi penal.

“Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra tre punonjësit e Policisë në PKK Port Vlorë, konkretisht përgjegjësin e turnit nënkomisar Xh. Q, inspesktor P. H., me detyrë kontrollor, si dhe inspektor G. Z., me detyrë trup shërbimi.

Ndaj tre punonjësve të Policisë të lartpëmendur si dhe ndaj shefit të Stacionit të PKK Port Vlorë nënkomisar Y. D, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin e  thelluar disiplinor, ndërsa nga AMP ka nisur hetimi penal”, thuhet në njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura