U mbyt teksa lahej në lumin Buna, policia nis kërkimet për trupin e të miturës nga Shkodra (Video)

Jul 27, 2021 | 19:03
SHPËRNDAJE

Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e trupit të 13-vjeçares e cila u mbyt teksa lahej me familjen në lumin Buna.

Një ekip polumbarësh po vijon kërkimet rreth zonës ku ndodhi ngjarja si dhe gjatë rrjedhës së këtij lumi.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme në afërsi të fshatit Oblikë të Njësisë Administrative Ana e Malit.

Sipas korespondentit të “Panorama.al”, e mitura me inicialet Z.L, ishte duke u larë në lumë me familjarët e saj.

Burimet thanë se papritur, vajza e vogël ka humbur jetën teksa lahej në lumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura