“U maskua si grua dhe u përpoq të arratisej” -mediat serbe shkruajnë për Albin Kurtin pas marrjes së pushtetit: Ka një të kaluar tronditëse, të mbushur me …

Feb 3, 2020 | 20:33
SHPËRNDAJE

Kuvendi i Kosovës sot votoi Qeverinë e re, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

albin kurti

Kjo ditë e shënuar për Kosovën nuk ka kaluar pa u komentuar nga mediat serbe, të cilat e kanë quajtur Kurtin një politikan më një të kaluar që të trondit, të mbushur me dosje dhe kërkesa të panumërta arrogante për Serbinë.

Ja çfarë shkruajnë mediat serbe:

E kaluar tronditëse e Albin Kurtit

Albin Kurti lindi në Prishtinë në 1975 dhe u bë I njohur për qytetarët kur ai ishte organizatori kryesor i demonstratës së 1997 kundër Slobodan Milosevic në Kosovë. Dy vjet më vonë ai u arrestua me akuzën e rrezikimit të integritetit territorial dhe u dënua për terrorizëm.

albin kurti 121

Rezultati ishte tre vjet burg në Lipjan dhe Pozarevac, ku u la i lirë pasi Millosheviqi iku nga pushteti.

Ekstremisti ishte punësuar edhe në kabinetin e Adem Demachi, i cili ishte një udhëheqës politik i UK-së, në fund të viteve 1990. Vetë Kurtti njihej gjithashtu si një përfaqësues politik i ULAK-së me ide të qarta nacionaliste me fokus në shkëputjen e Kosovës nga Serbia, të cilën ai me krenari e theksoi.

Ai e mori bombardimin në Kosovë dhe siç spekulohet, u përpoq të largohej nga krahina jugore serbe në 1999, duke u maskuar si grua, por kjo nuk pati sukses.

Ai u bë i njohur për publikun serb duke hedhur gaz lotsjellës në Parlamentin e Kosovës dy vjet më parë, në disa raste, për të cilat u arrestua dhe pse ishte edhe në arrest shtëpiak.

Ai gjithashtu është arrestuar disa herë për protesta dhe incidente të shpeshta në Kosovë, në të cilat morën pjesë lëvizja e tij “Vetëvendosje”, si dhe vet ai.

Lëvizja “Vetëvendosje” e ka zanafillën në 2005 nga Rrjeti i Veprimit në Kosovë (KAN), në të cilin Kurti ishte aktiv pasi u lirua nga burgu.

Ai e ndërtoi karrierën e tij politike duke theksuar pavarësinë e Kosovës (dhe më vonë ribashkimin me Shqipërinë) dhe gjithashtu organizoi mitingje në të cilat përfaqësuesit e tij u përplasën me forcat e UNMIK dhe EULEX. Këto incidente të dhunshme, të cilat çuan në arrestimin e tij, vazhduan pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës në 2008.

Ai gjithashtu organizoi një bllokadë të vendkalimit kufitar Merdare në Janar 2012 për të parandaluar hyrjen e kamionëve me mallra nga Serbia në Kosovë, dhe u arrestua me disa dhjetëra përkrahës të vetëvendosjes për incidentin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura