U largua nga skena duke qarë për shkak të sëmundjes, Elton John shtyn për vitin e ardhshëm koncertet

Feb 19, 2020 | 16:43
SHPËRNDAJE

Elton John u detyrua të anulojë edhe dy koncerte të tjera në Zelandën e Re për shkak të pneumonisë.

Lajmi vjen pasi këngëtari 72-vjeçar shpërtheu në lot gjatë performancës dhe iu desh të largohej nga skena në Auckland sepse nuk ishte në gjendje të vazhdonte koncertin.

Promovuesit e turneut Chugg Entertainment fillimisht thanë se John po rimëkëmbej dhe turneu do të vazhdonte ashtu siç ishte planifikuar.

Megjithatë mbrëmjen e së martës u publikua një tjetër deklaratë ku thuhej se koncertet ishin planifikuar për vitin e ardhshëm.

“Megjithë përpjekjet e tij për të mos zhgënjyer kurrë fansat, pas konsultimeve me mjekët dhe specialistët është vendosur që shfaqjet e Elton John të shtyhen për në 15 dhe 16 janar të vitit 2021,”- u tha në deklaratë.

Ndërsa këngëtari u shpreh: “Unë gjithmonë dua të jap 100% dhe kam frikë se, tani, nuk jam në gjendje ta bëj atë. Mezi po pres të kthehem në janar të vitit të ardhshëm në Zelandën e Re.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura