U largua nga shtëpia një ditë më parë, gjendet i mbytur 65 vjeçari

Jan 14, 2018 | 12:40
SHPËRNDAJE

Një person është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Bletas (Bratomirë). 65 vjeçari me inicialet G.M, banues në Podgorie-Maliq, vuante nga depresioni.

auto_ambulanca-viktima1476460799

Nga të dhënat e para dhe kqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga deklarimet e marra familjarëve, rezulton se shtetasi i mësipërm vuante nga depresioni dhe më datë 13.01.2018, ishte larguar nga banesa në mbrëmje, pa lënë informacion mbi vendndodhjen e tij, shkruan klan.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura