U largua nga PD pasi është zhgënjyer? Reagon për herë të parë këngëtarja Çiljeta Xhilaga: Ja e vërteta e intervistës

Jan 19, 2021 | 16:07
SHPËRNDAJE

ciljeta xhilaga (2)Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ka reaguar për here të parë pas lajmeve se ajo do t’i bashkohet Partisë Socialiste dhe se është zhgënjyer nga Partia Demokratike.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Xhilaga ka deklaruar se të tilla pohime janë të sajuara dhe se ajo as ‘nuk është larguar dhe nuk është as e zhgënjyer”.

Në mesazhin e saj, Çiljeta Xhilaga e cila gjatë qeverisjes së PD-së ka kënduar në aktivitetet e PD-së ka theksuar se për atë është sajuar një intervistë dhe se ajo nuk flet për bindjet politike.

“Nuk e di cilit i lindi në zemër të shpikë një intervistë timen ku flas sërish për politikë… Nuk kam folur dhe nuk kam për të folur më ndonjëherë për bindjet e mia politike. Ato janë personale dhe nuk kam në plan t’i ngatërroj me personazhin publik. Dua të sqaroj të gjitha ata që më ndjekin se në deklaratën e publikuar nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk jam larguar, aspak e zhgënjyer,”- shkruan këngëtarja.

Një ditë në parë në media qarkulloi lajmi se Çiljeta Xhilaga është shprehur se këtë vit vota e saj do të shkojë për kryeministrin Edi Rama dhe partinë e tij, për shkak se është zhgënjyer nga kryetari i PD, Lulzim Basha.

“Unë jam larguar nga PD sepse kam pakënaqësi nga Lulzim Basha. Kam ndryshuar dhe vota ime këtë vit shkon për PS-në dhe Edi Ramën. Sigurisht që habiteni por Edi Rama e meriton, demokratët dhe unë jemi të zhgënjyer nga Luli”- thuhet në lajmin që qarkullon online.

ciljeta xhilaga (6) ciljeta xhilaga (2) ciljeta xhilaga (1) ciljeta xhilaga (8) ciljeta xhilaga (3) ciljeta xhilaga (4) ciljeta xhilaga1 ciljeta xhilaga alban hoxha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura