“U largova me lot në sy”, zbulohet arsyeja pse Olsi Bylyku braktisi “Portokalli-në”

Sep 2, 2018 | 21:47
SHPËRNDAJE

Erion Isai dhe Bes Kallaku bënë jo pak bujë kur u larguan nga “Portokalli”-a. Më pas, kurioziteti i fansave të tyre ishte se cili do të jetë hapi i radhës i tyre, në çfarë emisioni do të shfaqeshin. Pak kohë më parë, Erioni dhe Besi pranuan se do të vinin të dy me një projekt, duke lënë gjithçka tjetër enigmë.jkashdjkas

Më pas, edhe largimi i aktorit tjetër, Olsi Bylyku i njohur si “Kimikati” nga spektakli i humorit “Portokalli” shtoi dyshimet se edhe ai do t’i bashkohej dy miqve të tij, Besit dhe Erionit. Pak ditë më parë në media qarkulloi lajmi se të tre ata do të riktheheshin në “Top Channel”, por aktorët nuk preferuan të zbulonin asgjë. Megjithatë, me një fotografi të publikuar në “Instagram”, Erion Isai ka shuar të gjithë zërat.4445487

Në foto ai shfaqet përkrah Olsit dhe Besit, duke diskutuar me drejtorin e televizionit “Klan”, Aleksandër Frangaj dhe moderatorin Ardit Gjebrea. Tashmë, nuk ka më asnjë lloj dyshimi se të tre aktorët do të shfaqen në televizionin “Klan” brenda programit të Gjebreas. E vetmja gjë që na mbetet, është të shohim se çfarë projekti të veçantë kanë rezervuar ata për publikun.

“Po iki i përlotur për punën që investova dhe marrdhëniet njerëzore që arrita të krijoj, për të qeshur me të ardhmen që do projektoj pranë publikut shqiptar dhe marrdhëniet e reja që do ndërtoj”, ishte shprehur Olsi kur lajmëroi se do të largohej nga “Portokalli”.olsi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura