U lajmërua për akte terroriste, ja masat për ndeshjen Shqipëri-Francë

Nov 27, 2015 | 10:26
SHPËRNDAJE

Policia ka hartuar një plan masash për sigurimin e rendit, qetësisë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes ndërkombëtare të futbollit ndërmjet ekipeve Shqipëri-Francë, (për femra) e cila do të xhvillohet në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”  sot në orën 21.00.

policia1

Për mbarvajtjen e këtij takimi, nga ora 18.00 deri në orën 24.00 të datës 27.11.2015 do të bllokohen të gjitha segmentet rrugore që të cojnë te stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”.

Gjithashtu nuk do të lejohet parkimi i automjeteve  si dhe do të mbyllen ambjetet tregetare përreth tij.

Do të bllokohen rrugët “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Germenji”, Rruga “Papa Gjon Pali” deri te kryqëzimi televizionit dhe  Sheshi “Nënë Tereza”.

Nga shërbimet e Policisë do të ushtrohen kontrolle të vazhdueshme ndaj shtetasve të ndryshëm, përdorues të rrugeve të mësipërme.

Policia e Kryeqytetit kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve.

SHISH disa ditë më parë lajmëroi se mund të ketë sulme terroriste në ndeshjen e sotme Shqipëri-Francë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura