U la nën arrest shtëpiak pasi kreu disa muaj burg, por shqiptari nuk e harron zakonin! Policia e vuri nën vëzhgim dhe i zbuloi 11 mijë euro dhe…

Sep 22, 2020 | 18:28
SHPËRNDAJE

Ai u dënua me 1 vit burg sepse u kap në flagrancë duke transportuar gjysmë kg kokainë. Një burrë shqiptar, pasi kaloi dy muaj në qeli, u vendos më pas në arrest shtëpiak në shtëpinë e tij.

cocaina-pesaro-768x605

Sidoqoftë, pavarësisht masës së vendosur, dyshimet për rifillimin e tij në biznesin e tregtisë u bënë gjithnjë e më konkrete.

Për këtë arsye, policia pasditen e së premtes së shkuar, duke pasur parasysh afrimin e fundjavës, kur konsumi rritet dhe si pasojë, shitja e drogës arrin kulmin më të lartë, e vunë nën vëzhgim shtëpinë e tij.

U deshën disa minuta që policia e Pesaro-s të kuptonte se dyshimet ishin të bazuara. Në fakt, nën shtëpinë e burrit, një klient i rregullt i shqiptarit që sapo kishte dalë nga shtëpia e tij u bllokua dhe iu nënshtrua kontrollit. Atij iu gjetën dy doza kokainë prej 3 gtamësh.

Kontrolli i mëvonshëm në shtëpinë e shqiptarit çoi në sekuestrimin e tre pakova të vogla me gjithsej rreth 80 gr. kokainë, e fshehur brenda një kavanozi.

Për më tepër, në xhepin e një xhakete të vendosur në një dollap, u gjet shuma e parave prej rreth 11,000 €, të cilat u sekuestruan.

Si pasojë, shtetasi shqiptar u arrestua dhe u dërgua përsëri në burgun Villa Fastiggi. Arrestimi më pas u vërtetua nga Autoriteti Gjyqësor, i cili urdhëroi kujdestarinë paraprake në burg të të dyshuarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura